Lajmi për shpalljen fajtor të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë dominoi faqet e mediave amerikane ndërsa reagimet ishin të shumta.

Shumë prej qytetarëve thonë se vendimi i jurisë nuk do të ndikojë tek zgjedhjet për president në nëntor.

“Unë e kam marrë tashmë një vendim, kështu që nuk më prek aspak. Por ky rast na kujton rëndësinë e sistemit tonë gjyqësor dhe se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.”

Pati nga ata përkrahës të Trump të cilët u mblodhën pranë shtëpisë së tij në Mar-a-Lago për të treguar mbështetjen për të.

Mbështje për ish-presidentin treguan edhe familjarë të tij. Donald Trump Jr. ishte i pari që doli në mbrojtje të babait të tij. Disa minuta pasi Donald Trump u shpall fajtor, ai ua hodhi fajin rivalëve politikë.

Nga ana tjetër Eric Trump reagoi duke thënë se vendimi do ta çonte Trump drejt rrugës së fitores.

“30 maji 2024 mund të mbahet mend si dita kur Donald J. Trump fitoi Zgjedhjet Presidenciale të 2024,” shkroi Eric  në rrjetet sociale. Po ashtu, vajza e tij Ivana Trump ndau foton në rrjetet sociale të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “Të dua babi”.

Për lajmin reaguan edhe figura të showbizz-it. Shumë shprehën opinionet e tyre në rrjetet sociale me disa që e mirëpritën e të tjerë që kritikuan vendimin.

Klan News