Qendra tregtare Univers në Tiranë po frekuentohet nga një numër mjaft i madh emigrantësh që këto ditë të nxehta janë kthyer në atdhe. Të bërit pazar në qendra tregtare është pjesë e jetës së përditshme të këtyre emigrantëve. Në Shqipëri këtë nevojë ia plotëson më së miri QTU, me larminë e dyqaneve dhe gamën e madhe të produkteve.

“Unë kam ardhur nga jashtë, shumë më mirë këtu sesa jashtë, ka shumë oferta të mira. Kemi bërë shumë shpenzime bile.”

“Kjo është hera e dytë që e vizitoj QTU-në dhe është shumë mirë, ka mjaft magazina të bukura.”

“Po ngaqë janë blerjet më lira tani dhe ngaqë është fund.”

Këto ditë gushti përkojnë me pikun e sezonit të uljeve në dyqanet e modës në QTU. Prej muajit ë kaluara të gjitha dyqanet e qendrës tregtare, për veshjet e stinës kanë nisur të aplikojnë oferta që tashmë kanë mbërritur deri në 70%.

QTU është një alternativë mjaft e mirë për kalimin e kohës së lirë. Madje mjaft qytetarë pohojnë se për të bërë shoping këtu kanë lënë edhe plazhin.

“Koha sot nuk është shumë premtuese për plazh prandaj. Firma të ndryshme kanë çmime të ndryshme dhe çmimet përballohen.”

“Kemi ardhur nga plazhi kemi mardhur për të bërë pazar këtu.”

Në QTU janë prezente kompani botërore të veshjeve të tilla si Celio, Bicaiani apo Mango. Krahas edhe hipermarketit më të madh në vend Euromax si dhe rrjetit  të dyqaneve elektronike Neptun./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro