Qendra më e madhe tregtare në vend ka festuar 3-vjetorin e hapjes. Me këtë rast në ambientet e Qendrës Tregtare Univers janë zhvilluar një shumë llojshmëri aktivitetesh zbavitëse dhe plot dhurata për klientët.

Kjo zonjë është vetëm një prej 100 klientëve më me fat të cilëve hypermarketi Euromax në QTU në këtë ditë i ka dhuruar të gjithë shportën me artikujt e përzgjedhur. 

Krahas dhuratave me rastin e 3-vjetorit, të gjitha dyqanet e modës në QTU për 3 ditë rresht kanë ofruar ulje deri në 20% për koleksionin e ri të veshjeve Vjeshtë 2008.

Ishe kjo një arsye më shumë që ambientet e qendrës tregtare janë mbushur plot e për plot me konsumatorë. QTU ka bërë revolucion në mënyrën e të tregtuarit e të standardeve Evropiane që aplikon në të gjithë gamën e gjerë të dyqaneve të modës dhe të aksesorëve në hypermarketin e vetëm në vend si dhe ne dyqanin e elektroshtëpiakeve Neptun.

Menaxherja e marketingut zbulon disa nga projektet e reja të QTU-së.

Fjorald Zguro: “Sot është 3-vjetori i QTU-së cilat janë arritjet gjatë kësaj periudhe?”

Iris Meta: “Përveç se jemi bërë dy herë më të mëdhenj kemi sjellë dhe emra shumë të njohur në fushën e modës. Gjithsej jemi 89 dyqane dhe përveç kësaj kemi hapur një QTU të re në Fier dhe pritet të hapet një QTU tjetër akoma më e madhe  në pjesën tjetër të Tiranës.”

QTU vetëm 6 km nga qendra e Tiranës ka tashmë një sipërfaqe totale prej 65 mijë metra/2. 1/3 e të cilave i është dedikuar ekskluzivisht për dyqanet e modës. Por pa harruar edhe shërbimet ndihmëse dhe më se 1000 vende parkimi./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro