Ambasadori rus Bazdnikin: Sputnik V “bestseller”

Me aeroplan të Air Serbia, mbërritën edhe 3000 doza tjera të vaksinave anti-covid në Maqedoninë e Veriut, por kësaj radhe janë prodhim rus. 3000 vaksinat Sputnik V, i priten ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasarodi rus, Sergej Bazdnikin.

Ambasadori Bazdnikin, tha se “Sputnik V” do të jetë armë e fuqishme në duart e mjekëve, që po luftojnë me Covid-19. Ai shfrytëzoi mundësinë për ta lavdëruar vaksinën e shtetit të tij. 

“Është e ditur se “Sputnik V” është vaksina e parë kundër koronavirusit e regjistruar në botë. Vaksina është absolutisht efikase dhe e sigurt dhe me të drejtë po bëhet “bestseller” botëror”.

Megjithatë, Bazdnikin ende nuk është vaksinuar.

“Unë do të vaksinohem sapo të jetë mundësia. Këto vaksina janë për qytetarët e Maqedonisë, unë shpresoj se do të marr pako me vaksina edhe për ambasadën”.

E ministri Filipçe, informoi se do të vazhdohet me planin kombëtar, ku është paraparë që më të moshuarit të vaksinohen fillimisht.

“Të gjithë këta do të jenë të informuar nga ana e mjekëve amë për t’u drejtuar tek pikat për vaksinim që janë më të afërta me adresën ku jetojnë. Kurse në shtëpitë për pleq, do të bëhet vaksinimi në objekte”.

Filipçe u pyet edhe për gjendjen shëndetësore të kreut të opozitës, Hristijan Mickoski, i cili është i shtruar në spital.

Klan Macedonia