Vijnë edhe mbi 7 mijë doza nga Pfizer

Të dielën në Shqipëri zbret fasha e të moshuarve mbi 60 vjeç për t’u vaksinuar për Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ndoqi së bashku me Kryeministrin Edi Rama ecurinë e procesit të vaksinimit në qytetin e Vlorës, bëri të ditur se me sasinë e re të vaksinave të ardhura nga Sinovac bëhet e mundur zgjerimi i fashës së të moshuarve për t’u vaksinuar.

“Në gjithë qarkun Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Ditën e dielë e ulim fashën në +60 vjeç. Kemi filluar tashmë me gjithë pjesën e inventarizimit dhe fillojmë nga nesër shpërndarjen e vaksinave, 100 mijë vaksinave të ardhura të Sinovac”.

Të hënën në Shqipëri mbërrijnë edhe mbi 7 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Presim nga dita e hënë 7020 doza të vaksinës Pfizer në kuadër të kontratës. Gjithashtu dhe serinë tjetër të vaksinave nga kontrata që kemi me distrubutorin e autorizuar Sinovac”.

Që prej fillimit të vaksinimit në muajin Janar, në Shqipëri janë kryer në total mbi 251 mijë vaksinime.

Tv Klan