Kosova dhe Shqipëria po përjetojnë një valë të hershme të të nxehtit, me temperatura ditore që kanë arritur në më shumë se 37 gradë.

Për temperaturat e larta po ankohen edhe banorët në Mitrovicë

Izet Ahmeti, banor në Mitrovicë: Temperaturat janë të larta. Unë jam nga fshati Suhodoll, i cili është afër këtij lumi. Jam këtu pothuajse çdo ditë dhe e shijoj këtë vend.

Pavarësisht temperaturave të larta,  punëtorët në Kosovë po punojnë gjatë gjithë ditës nën diellin përvëlues.

Shemsi Hajdari, punëtor: Sot jam duke punuar me këtë makinë dhe temperaturat janë shumë të larta. Duhet të pimë ujë gjatë gjithë kohës.

Jetlir Zeka, punëtor: Sot temperaturat janë shumë më të larta se ditët e mëparshme dhe duhet të pimë më shumë ujë. Sigurisht që kur temperaturat janë të larta, atëherë puna është më e vështirë.

Bejtullah Jashat, punëtor: Është shumë e vështirë, por nuk mund të bëjmë asgjë. Ne duhet të ushqejmë familjet tona. Standardi i jetesës këtu është i keq, si në Kosovë siç e dinë të gjithë.

Halim Zani, punëtor: Ne po punojmë sot pavarësisht faktit se është shumë nxehtë, është rreth 35 gradë Celsius. Ne përpiqemi të bëjmë pushime të shpeshta dhe të pimë më shumë ujë. Kjo është derisa temperaturat e larta të largohen dhe më pas t’i kthehemi zakoneve normale të punës.

Në Shqipëri , shumë qytetarë  kanë shfrytëzuar ujërat e detit Adriatik dhe Jon për ti shpëtuar valës së pazakontë të të nxehtit.

I tillë është edhe Tomor Fekaj, një banor në Durrës i cili thotë se me shumë gjasa vera do të jetë shumë e ngrohtë.

Tomor Fekaj, banor në Durrës: Është vetëm qershor, dhe a i imagjinoni temperaturat që po shohim? A mund ta imagjinoni se si do të jetë kur të arrijmë në Korrik dhe Gusht?

Autoritetet në Kosovë dhe Shqipëri u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, pasi temperaturat e kësaj jave mund të shkojnë afër 40 gradë Celsius. Vala e të nxehtit vjen pas disa javësh reshjesh të dendura në të dyja vendet.

Megjithatë, valë e të nxehtit ka përfshirë edhe Serbinë.Qytetarët serbë për ti përballuar temperaturat përvëluese u dyndën në liqene  të qytetit,dhe nëpër kafene ndërsa qeveria urdhëroi punëdhënësit të mbronin punëtorët e tyre nga vala e të nxehtit.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme. Shërbimi i urgjencës në Beograd  tha se mjekët kanë ndihmuar gjatë natës pacientët që vuajnë nga sëmundje të zemrës dhe kronike.

Në një deklaratë, Ministria e Punës ka udhëzuar punëdhënësit që të organizojnë punën në natyrë për të shmangur punën e rëndë dhe ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell.

Vojislav Sumnekoviç, banor në Serbi: Kjo është e gjitha me shumë mundësi për shkak të ndryshimit të klimës, mendoj. Edhe pse nuk jam shumë i sigurt, besoj se kjo temperaturë është rezultat i ndryshimeve klimatike. Kohët e fundit kam dëgjuar disa profesorë të diskutojnë këtë temë. Ata parashikuan se deri në vitin 2050, mjedisi këtu do të bëhet mjaft I favorshëm kultivimin e bimëve të tjera, të tilla si limon në vend të mollëve.

Në Malin e Zi fqinj, turistët u relaksuan dhe notuan në plazhet përgjatë bregdetit të tij të Adriatikut, duke përfshirë në vendpushimin Ada Bojana.

 Autoritetet shëndetësore malazeze paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë në hije deri në orët e vona të pasdites.

Kolya, turist Gjerman: Temperaturat janë  disi sfiduese, por dua të them që jemi në ujë, pra në plazh dhe prandaj vapa  më e lehtë. Kur është nxehtë hy në ujë, dal dhe  e bëj këtë pothuajse gjatë gjithë ditës për aq kohë sa mundem ose zgjedh të qëndroj në hije. çfarë tjetër mund të bëj, apo jo?

Klan News