Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Vangjel Dule deklaron, se partia e tij ka ende probleme parimore me Partinë Socialiste, për aleanca të mundshme për zgjedhjet e ardhshme lokale. Duke u shprehur për TV Klan, Dule shpjegon:

Vangjel Dule:- “Problemi gjetjes së formulës së garantimit të kandidaturave dhe të ekipeve të tilla menaxhuese në njësi administrative të pushtetit vendor, që do të garantojnë të dy këto aspekte, në radhë të parë decentralizimin dhe ushtrimin e këtyre funksioneve, që do të rrjedhin nga decentralizimi i pushtetit vendor dhe e dyta, administrimi sa më prespektiv i problematikës në këto njësi administrative”.

Gazetarja:- A do të negociojë Dule në krahun tjetër, pra me politikën e djathtë, për hir të mbështetjes për zgjedhjet vendore?

Vangjel Dulle:- “Nuk besoj se zhvillimet mund të jenë kaq galoponte, sa të kemi luhatje të tilla”.

Ndërsa partitë politike janë në fushata negociatash, kreu i partisë së minoritarëve është deklaruar, se për hir të elektoratit të tij, partia e tij mund të kandidojë edhe e vetme./tvklan.al