Një 20-vjeçare ka një varësi të çuditshme që e bën të pijë benzinë.

Edhe pse është paralajmëruar që kjo mund t’i marrë jetën, Shannon konsumon çdo ditë lëndën djegëse, shkruan “The Sun”.

Video të ndryshme tregojnë të renë teksa sapo zgjohet shkon menjëherë në tualet dhe merr një bidon të kuq me benzinë që e ka lënë poshtë lavamanit dhe më pas e pi.

Benzina është tepër e rrezikshme nëse përfundon në aparatin tretës sepse mund ta dëmtojë si atë, po ashtu dhe zemrën e mushkërinë. Këshillohet që në rast se konsumohet aksidentalisht, të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore.

Pavarësisht se i njeh rreziqet dhe përjeton dhimbje të tmerrshme në kraharor dhe marrje mendsh, e reja nga Ontario nuk arrin do të shkëputet nga kjo varësi.

“E di që është toksike, e di që mund të më vrasë dhe sërish nuk ndal dot. Ka shije të ëmbël dhe të thartë, si salcë majhoshe. Në fillim bulëzon dhe më pas më djeg fytin. Nuk rri dot asnjë ditë pa e pirë. Zgjohem, shkoj në banjë dhe e pi. Nëse më duhet të dal, e marr me vete në një shishe uji”.

Shannon kujton sesa i pëlqente era e benzinës kur ishte e vogël dhe thithte gazrat e çliruar nga makina e së ëmës. Në një moment kur ajo ndihej “e mërzitur dhe e vetmuar”, piu një gllënjkë benzinë. Nuk i pëlqeu sepse i digjte fytin dhe i shkaktonte “dhimbje të tmerrshme”, por vazhdoi ta konsumonte për të kaluar depresionin.

20-vjeçarja nisi të provonte mënyra që të shpëtonte nga varësia duke njomur gazeta me benzinë që më pas i hante. Familja e saj është e tmerruar nga kjo varësi dhe janë përpjekur të bëjnë gjithçka që ajo të heqë dorë./tvklan.al