Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Ka rifilluar sot në Gjykatën e Faktit Tiranë, procesi ndaj tre ish-shefave të firmës rentiere Gjallica. Prokurori i çështjes Bilbil Meta, ka filluar leximin me radhë të gjithë emrave të kreditorëve dhe kontratave të tyre të huamarrjes. Prokurori ka lexuar për secilën kontratë edhe emrin e presidentit apo drejtorit të firmës Gjallica dhe nënshkrimin e tyre.

Gjatë paraqitjes së provave kanë kundërshtuar avokatët e të pandehurve, duke kërkuar që të mos merren si prova një pjesë e kontratave, të cilat janë paraqitur nga prokuroria në fotokopje. Kështu katër volume me kontrata huamarrje janë rrëzuar si prova shkresore duke mos u marrë si dokument i vërtetë nga trupi gjykues. Procesi ka vijuar me paraqitjen e provave të tjera shkresore./tvklan.al