Në Urgjencën e Spitalit kanë shkuar dy nga shoferët grevistë të “Parkut të Autobusëve”, ndërkohë që njëri nga përkeqësimi shëndetësor është kthyer në shtëpi, ndërsa shoku i tij s’ka pranuar të dalë jashtë greve është kthyer ta vazhdojë atë.
“ Do vazhdoj, e kom thënë që ditën e dytë që do vazhdoj, do ta vazhdoj se e bëj për veten, për familjen time, për shokët, për të gjjithë.”
Gazetarja: Sa i rëndësishëm është ky vënd pune për ty?
“ Është familja, është jeta, janë kalamajtë. Jam kryefamiljar, kshu që s’ka rrugzgjidhje tjetër. Kam bo serume sa ju s’jua ha men’ja, ja komplet.”
Gazetarja: A je në gjendje të rrish dhe ditë të tjera këtu?
“Po deri kur të vijnë të m’ndërrojnë prap .”
Pas 12 ditësh punonjësit e parkut kanë arritur të kenë mbështetjen e Zyrës së Pajtimit me të cilën kanë iniciuar e propozuar formulën pajtuese për drejtorinë e parkut, ku kërkojnë kthimin në punë të të gjithë punonjësve të pushuar.
“ Është propozuar prej tyre kthimi në punë i gjithë punonjësve, paga e grevës, lidhja e kontratës së punës, porë ka dhe një absurd këtu se ato kanë lënë si afat për nënshkrimin e kësaj formule, kësaj marrëveshje nga palët datën 17 maj, ndërkohë që këtu është dita e 12 e grevës, dihet se si mund të jetë gjendja dhe të presish datën 17 maj, kjo është ndoshta një shaka shumë, e, shumë pa kripë.”
Afati i lënë për pritjen e një përgjigjeje për t’i nxjerrë nga greva është larg. Një javë do të thotë shumë ndaj grevistët janë duke gjetur froma për ta shkurtuar atë.
“ Shteti që vetë i ka nxjerrë ligjet dhe vetë i shkel me të dyja këmbët, ne do bëjmë gjithë gjërat tona sindikale dhe kur të arrijë fundi do kalojmë dhe ne pastaj në vetëgjyqsi se nuk ka rrugë tjetër.” /tvklan.al