Rindizet përsëri konflikti për kryqin e vendosur në rrugën kombëtare në Qafë Krrabë. Megjithëse para pak ditësh në një takim të zhvilluar midis dy komunitetetve fetare ortodokose dhe myslimane është rënë dakord që ky kryq të hiqet dhe të vendoset pranë kishës së fshatit Fikas, duket se ka hasur kundërshtime nga ana e ortodokse. Këshilli i Komunës së Bradasheshit ka bërë të ditur se do ta heqë vetë kryqin të vendosur në anë të rrugës nëse ai nuk hiqet nga drejtuesit e kishës ortodokse. Ndërsa besimtarët e tjerë myslimanë kanë këruar ngritjen e një minareje gjysëm hënë karshi kryqit.

“ Me konsesnus u vendos që të mos i jepet leja për ngritjen e simbolit myslimanëve, por gjithashtu të hiqet dhe kryqi që është vendosur me leje nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Komunës. Kështu që, në vend të kryqit, meqë pretendohet që ka qenë një kishë e vjetër, të ngrihet kisha dhe të mos ketë simbole fetare që tregojnë më shumë simbole kufijsh për të mos krijuar probleme nacionale, probleme politike, probleme të këtij komuniteti.”

Sipas kryetarit të Komunës së Bradasheshit, me kërkesë të komunitetit ortodoks u miratua nga kjo komunë vendosja e kryqit në anë të rrugës në Qafë Krrabë, por vendosja e tij ngjalli pakënaqësi në radhët e komunitetit mysliman. Kështu, tashmë mbetet në fuqi vendimi i këshillit të Komunës së Bradasheshit që kjo e fundit ta heqë kryqin e vendosur, nëse nuk hiqet nga drejtuesit e kishës ortodokse për t’u vendosur në kishën e fshatit Fikas. /tvklan.al