Një seancë gjyqësore e rrallë për trupin gjykues të Krimeve të Rënda . 5 nga shokët e klasës së S. B., i akuzuar për vrasjen e gjyshes kanë dëshmuar përpara gjyqtarëve. Dëshmitarët janë shoqëruar gjatë seancës nga mësuesja e tyre e anglishtes pasi disa prej tyre janë nën moshën 18 -vjeç dhe kodi penal detyron një të afërm ose specialist të jetë i pranishëm gjatë dëshmisë në proces. Pyetjet e prokurorit të çëshjtes janë përqëndruar në ditën e ngjarjes, 18 shkurtin e vitit të kaluar ku u gjet e vdekur si pasojë e disa goditjeve me levë gjyshja e S. R. K. Nxënësit e shkollës “Eqerm Çabej” kanë treguar detaje për orën e tretë të mësimit gjatë së cilës i pandehuri ka munduar për t’u rikthyer në orën e 4. Asnjëri prej tyre nuk ka vënë re ndonjë ndryshim tek shoku i klasës ndërsa ky i fundit shpesh ka kundërshtuar dëshmitë e tyre për ditën e ngjarjes. 18-vjeçari dhe avokatët e tij mbrojtës nuk kanë pranuar akuzën dhe pritet që në seancat e ardhshme të kërkojnë pafajsinë. Në përfundim të seancës së stërzgjatur një nga dëshmitarët shok klase i S. B. është arrestuar për dëshmi të rremë. Sipas akuzës, i pandehuri ka kryer krimin në gjakftohtësi pasi ka grabitur një shumë të hollash në shtëpinë e gjyshes. /tvklan.al