Kreu i PAA: Nuk kam pasur takim me Bashën, nuk jemi konsultuar as për amendamentet kushtetuese

Hallkë të tepërt e cilëson vettingun e politikanëve kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Në “Klan News” aleati i Lulzim Bashës tha se deputetët kalojnë ligjin e dekriminalizimit dhe se vettingu i politikanëve nuk do të ishte i nevojshëm.

“Duke theksuar se me kryedemokratin Lulzim Basha nuk ka pasur asnjë takim lidhur aksionin opozitar në Parlament, Duka foli dhe për mundësinë e rikthimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha në krye të PD.”

“Për sa i përket Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, aleati i selisë blu tha se veprimet e PS tentojnë bllokimin e punimeve pasi prej tyre pretendohet se në zgjedhje nuk ka patur parregullsi.”

Klan News