Pas deklaratave të kryeministrit Nano për kthimin e trashigimive ish familjes mbretërore, edhe njëherë janë risjellë në vëmëndje ish vilat luksoze të Durrësit të cilat mendohet se do të jenë të parat prona që do të përfitojë kjo familje. Ne kemi vëzhguar dy ambjente, rezidenca të athershme që njihen me emrin si vilat e Zogut, një në Sukth dhe një tjetër në kodër të qytetit të Durrësit e cila ruhet nga garda Shqiptare dhe nuk lejohet vëzhgimi nga brënda i saj. Kjo godinë është dhuratë e tregtarëve durrsak si shenjë mirënjohje të politikave të mira që presidenti i republikës aso kohe, mbreti Zog, ndërmori për ekonominë vëndase. Ajo është vendosur në kodrën që dominon në qytetin e Durrësit, me një lartësi 98 metër, ku thuhet se janë vendosur një pjesë e banorëve të parë të epitamit antik. Arkitektët Italian kanë sjellë dy krahët e godinës në formën e shqiponjës. Vila e Zogut arriti ti shpëtojë bombardimeve të luftës së dytë botërore, por jo rebelimit të 97 nga ku u shkulën dhe mermerët e salloneve mondane.

Nga ana tjetër vila e sukthit për vite të tëra gjatë regjimit komunist u përdor për banesa e më pas aty gjeti strehë edhe komuna e sukthit. Ambientet familjare të ish mbretit Zog u kthyen në zyra deri në një vit më parë.

“Zyra e financës kjo këtu, zyra tjetër ka qënë e përkrahjes sociale, ajo tjetra e sekretarit”.
Po pozicioni juaj cili është tani ? Cfarë bëni?

“Ruaj pallatin sepse është i Italianit tani, më përpara ka qënë i komunës”.

Tashmë thonë se është pronë e blerë nga Italianët , ata janë personat që mbikqyrin dhe paguajnë rojen, por duket se kësaj sipërfaqeje si ka mbetur më gjë për të vjedhur.

Gazetarja: Është vila 70 e ca vjeçare e mbretit Zog, ajo që shihet është vetëm arkitektuara Italiane dhe ka mbetur dora e shkatërrimit që është një dorë Shqiptare.

Mbikqyrësit e vilës, por edhe banorët e Sukthit tregojnë se kopshti i kësaj vile ka qënë i mbushur me gjelbërim dhe pemë frutore. Gjithçka këtu e gjeje, vreshtaria zinte pjesën më të madhe, tani duket se gjithçka është varrosur me të shkuarën, vetëm kthimi i familjes mbretërore dhe kujdesi për të do të mund të sjellin shkëlqimin e dikurshëm./tvklan.al