Ky është momenti i pabesueshëm që një infermiere e guximshme përballet me një person që mbante në dorë një thikë brenda një spitali të mbushur me njerëz.

Yusuf Aka, 22 vjeç, u dënua me 5 vite burg, pasi shkaktoi panik dhe kaos në një spital në Leicester, në Janar. Ai hyri nga dera kryesore dhe mbante në dorë një thikë të madhe duke terrorizuar të gjithë personat që ishin në hollin e spitalit.

I riu shkatërroi të gjithë ambientin ku qëndronte personeli i hollit duke hedhur në tokë kompjuterat, dokumenta dhe çfarë i dilte përpara. Infermierja me qetësi arriti të largonte të gjithë personat që ishin në holl, duke u siguruar që asnjëri prej tyre të mos lëndohej.

Disa minuta më vonë mbërriti siguria e spitalit dhe policia e qytetit e cila falënderoi infermieren heroinë, pasi shpëtoi të pranishmit  dhe u kujdes në mënyrë që ashkush të mos lëndohej. Infermierja është shprehur se ajo ka qenë një përvojë shumë e frikshme.

“Kjo ishte një përvojë e frikshme për të gjithë ne, si për pacientët ashtu edhe për personelin, nuk do ta harroj kollaj”.

Policia ka thënë se Aka ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, pasi pak më herët , para se të hynte në spital, ai ka sulmuar me thikë një person në rrugë. Ai është denuar me 5 vite burg dhe cilësohet si një njeri i rrezikshëm për shoqërinë.

/tvklan.al