Në kërkim të gjurmëve të alienëve, ata që I besojnë teorive konspiratore kanë thënë se kanë dalluar një UFO në hënë.

Objekti fluturues u shfaq në observatorin në Miami, Florida në fillim të muajit, gjatë një vëzhgimi të hënës.

Është akoma e paqartë se si mund të identifikohet objekti në formën e një disku të errët, por shkencëtarët thonë se është një anije hapësinore e krijuar nga një lloj speciesh inteligjente.

Videoja është ripostuar në You Tube me emrin “UFO crossing the moon”.

“Nuk është një objekt i bërë nga dora e njeriut sepse nuk ka panele diellore përreth që të thithë energji”, u shpreh Scott C Waring, një ekspert për çështjet hapësinore./tvklan.al