Ky është momenti ku një shofer taksie musliman ka refuzuar për të transportuar një njeri me aftësi të kufizuara me qenin e tij si udherrëfyes, pasi ka thënë se “është kundër fesë time”.

Kjo video e publikuar nga e dashura e  Charles Bloch, ka marrë mijëra klikime dhe komente. Videoja tregon Charles Bloch me qenin e tij Carlo dhe të dashurën Jessica Graham, duke u përpjekur të marrin një taksi përmes agjensisë së taksive në Leicester të Anglisë, por u trondit kur shoferi nuk pranoi ta merrte në makinë për shkak të qenit.

Shoferi dëgjohet duke thënë:

“Unë nuk do ta marr qenin, kjo është një zgjedhje për mua, për mua kjo ka lidhje me fenë time”

.

Charles Bloch i është përgjigjur se nuk mund të ndalohet me ligj, por shoferi duket i vendosur dhe refuzon të marrë çiftin me qenin, ndërsa Bloch thoshte se do të flasë me drejtorët e agjensisë se Taksisë.  Një operator taksie shikohet në video duke i kërkuar zotit Bloch të marrë një taksi tjetër por ai ngulmon duke thënë se dëshiron pikërisht atë taksi.

Videoja përfundon me largimin e shoferit nga vendi dhe ndërkohë që djali i verbër thërret me të madhe se do ta padisë, ai i është përgjigjur duke dalë në dritare :

“Po unë jam i gatshëm për të biseduar me policinë”.

Shumë prej komentuesve kanë qenë të shpejtë për të vënë në dukje se Akti i Diskriminimit e bën të paligjshëm për shoferët  e mini-taksive të refuzojnë për të marrë në taksi qentë udhëzues për pasagjerët e verbër./tvklan.al