Zvarritja e proceseve euroatlantike për shkak të kontestit të emrit me Greqinë dhe zvarritja e implementimit të disa obligimeve të mbetura nga marrëveshja e Ohrit ka shkaktuar ftohje në relacionet mes dy partive më të mëdha qeverisëse në Maqedoni VMRO-DPMNE dhe BDI-së.

Për herë të parë pas formimit të koalicionit për ftohjen e këtyre raporteve ka folur haptazi nënkryetari i BDI-së Rafiz Haliti, i cili vlerëson se negociatat për zgjidhjen e kontestit të emrit duhet të lëvizin me dinamikë më të shpejtë.

Rafiz Haliti: “Ne ngelim të vendosur në qëndrimet tona se platforma jonë politike duhet të implementohet. Që do të thotë integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE, patjetër duhet të ndodhë pasi që ai është prioritet i BDI-së.”

Haliti thekson se BDI deri më tani e ka rrezikuar një pjesë të … të vet, me qëllim që të mos pengojë integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO, për çka edhe ka pasur presioni prej anëtarësisë partiake.

Rafiz Haliti: “Kur them këtë kam parasysh disa komuna në republikën e Maqedonisë, ku ligjërisht në me kushtetutë gjuha shqipe është zyrtare, por në praktikë nuk implementohet.”

Isen Saliu: “Në BDI tani për tani nuk precizojnë nëse ftohja e marrëdhënieve me VRMO-DPMNE mund të rezultojë me shpërbërje të koalicionit qeverisës. Ndërkaq në VRMO-DPMNE sot kanë refuzuar ti komentojnë vërejtjet e BDI-së.”

Ndërkaq burime të larta partiake në BDI të cilat dëshirojnë të mbeten anonime për Tv Klan janë thënë se toleromi ndaj partisë së Ali Ahmetit ndaj pozitës superiore të kryeministrit Nikola Gruevski mund të zgjasë më së tepërmi deri në vjeshtë, kur pritet të mbërrijë raporti i KE-së për Maqedoninë.

Në rast se deri atëherë nuk tejkalohen dallimet mes këtyre dy partive në BDI nuk përjashtojnë mundësinë për të lëshuar koalicion qeverisës dhe paraqitjen me kërkesë për zgjedhje të parakohshme.

Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al