Edhe pse jemi në ditët e fundit të muajit Gusht shtëpitë botuese ende nuk kanë dërguar në librari të gjithë titujt e librave.

Në këtë mënyrë të gjithë nxënësve dhe prindërve të tyre iu duhet të shkojnë çdo ditë në librari për t’u interesuar për pjesën e librave që iu kanë mbetur pa blerë, por asnjë nuk di të japë përgjigje se kur do të jenë në librari të gjithë librat shkollorë.

Gazetarja: Çfarë librash keni marrë deri tani?

“Asnjë libër sepse tani sa erdhëm”.

Gazetarja: Kanë dalë të gjithë librat?

“Jo, jo. Nuk kanë dalë.”

Gazetarja: Po kur ju kanë thënë?

“Se di”.

“Gjysmat e librave i kemi marrë. Presim të tjerat të vijnë. Çfarë të themi më. Presim nga libraritë”.

Gazetarja: Po faturat tatimore i keni marrë të librave?

“Po, po i kemi marrë faturat.”

Në këtë mënyrë edhe pse librat shkollorë ndryshe nga vitet e tjera dolën që në fillim të muajit Gusht në treg duket se vonesa e daljes së disa prej tyre do të krijojë probleme për nxënësit dhe prindërit./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami