Ka gati dy javë që në dyert e poliklinikave nuk kanë reshtur pacientët. Temperatura e lartë, kolla e vazhdueshme nuk mund të kalohen vetëm me paracetamol, por edhe me një vizitë te mjeku. Virusi i gripit që po qarkullon në të gjithë Evropën ka prekur tashmë Shqipërinë.

Kryesisht rrethet e Shkodrës, Durrësit,Tiranës dhe të Vlorës, numërojnë 8000 raste të prekurish brenda një muaji. Ky është kulmi i këtij gripi, por duket se do të qarkulloj deri në muajin Prill.

Specialistët thonë se nuk vjen nga ndryshimi i klimës, por njihet nga organizmi ynë mutacioni i këtij viti është AH3N2 që qarkullon në të gjithë Evropën. Jep temperaturë deri në 40 gradë, dhimbje trupi dhe kollë.

Mjeku: Gripi është një sëmundje të cilën ne e konsiderojmë të rrezikshme. Ka temperaturë shumë të lartë të menjëhershme. Për tre katër ditë i sëmuri duhet të jetë me regjim shtrati, duhet të marri sa më tepër lëngje frutash. Rekomandohet shtimi i vitaminës c dhe frutat të cilat kanë këtë vitaminë.

Gazetarja: A mund ta quajmë se është vdekjeprurës?

Mjeku: Raste vdekjesh ka, njihen. Se si çdo sëmundje edhe gripi ka raste vdekje. Vjet në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës ishin rreth 20 vdekje nga gripi. Edhe vendi jonë nuk është i pamundur që ne të kemi raste vdekjesh.

Recetat dhe rekomandimet për regjim shtrati nuk kanë munguar. Këtë herë ata që janë prekur nga virusi i gripit e kanë ndier që nuk kalohej lehtë.

Mjeke pediatre: Katër pediatër që jemi ne kemi bërë më tepër se nga 40 vizita secili,. Më tepër janë fëmijë me temperaturë të lartë, me kollë, janë të këputur. Prindërit janë shumë të shqetësuar. Pjesa më e madhe janë me komplikacione. Zakonisht janë komplikacione pulmonare domethënë me bronchitet, trako bronchitet, grukët. Duan një trajtim antibiotik se në përgjithësi gripi nuk mjekohet.

Si masë parandaluese është mospasja kontakt me personat e prekur nga virusi i gripit dhe qëndrimi në ambientet e mbyllura masive./tvklan.al