Lajme Arkiva 2003

Prej disa ditësh mjekët infektiv të spitalit të Durrësit nuk dinë të thonë nëse virusi që ka prekur disa prej nxënësve të shkollës 8-vjeçare Turgut Ozal është tifo. Katër nxënës të klasës së 6 prej 10 ditësh janë të shtruar në repartin pediatrik me temperaturë, njëri prej të cilëve në gjendje të rënduar është përcjellë për në kryeqytet.

Sipas shefit të pediatrisë së Durrësit Dhimitër Gjergo, simptomat janë të gatshme me sëmundjen e tifos, por analizat e para nuk e tregojnë këtë.

Dhimitër Gjergo: Ne së bashku me Drejtorinë e Higjenës në sektorin epidemiologjike po bëjmë gjumin dhe kemi marrë ekzaminime qoftë në laboratorin e Durrësit dhe në Institutin e Higjenës në Tiranë  dhe presim një konfirmim laboratorik, sepse pa një konfirmim laboratorik nuk mund ta themi, në i kemi të izoluar këta fëmijë dhe jemi duke i trajtuar duke i vëzhguar.

Specialistë të Institutit të Higjenës dhe Epidemiologjisë nga Ministria e Shëndetësisë janë vënë në lëvizje për të identifikuar virusin, i cili po mban në gjendje të rënduar fëmijët. Ende nuk është zbuluar nëse fëmijët janë infektuar në shkolla apo në ambientet jashtë saj. Burime të drejtorisë së shkollës 8-vjeçare Turgut Ozal në Durrës pohojnë se kushtet higjenike në shkollë janë maksimale, prej dy ditësh kolegji Turk i është nënshtruar edhe kontrollit të ekspertëve të higjenës, të cilët shprehen se higjiena në shkollë është e lartë, ndërkohë që ende nuk kanë zbuluar prejardhjen e virusit.

Ndërkohë në vend shtohen rastet m virusin e gripit. Epidemia është shfaqur edhe në Përmet. Në spitalin e këtij qyteti janë rreth 50 pacientë të shtruar të cilët paraqesin raste të komplikacioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si edhe pneumoni. Raste që sa vijnë e shtohen deri në 30 pacientë në ditë janë të grupmoshave të ndryshme por më problematike paraqiten fëmijët nga 1 deri në 7 vjeç.

Pacientët e shtruar janë vendosur jo vetëm në repartin infektiv, por edhe në pediatri dhe patologji. Drejtori i shëndetit parësor në Përmet Petrit Rexhepi thonë se janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë epidemi.

Petrit Rexhepi: Drejtoria e Shëndetit Publik në bashkëpunim me drejtorinë spitalore kanë realizuar të gjithë shërbimin koherent për këtë situatë  dhe njëkohësisht kanë vënë në dispozicion edhe përdorimin e imazheve radiologjike për të konkluduar më shpejt dhe për të parandaluar komplikacionet e rrezikshme për më tej.

Ndërkohë më të prekur nga epidemia e gripit janë qyteti i Përmetit dhe Këlcyra, ndërkohë që rastet nga komuna janë më të pakta./tvklan.al