Në 118 qendra votimi, në Tiranë, sot votohet për kandidatët për kryetare bashkie. Me kamerën tonë kemi qenë në disa prej këtyre qendrave dhe nje problem, që te bie në sy te të gjitha, është pjesëmarrja tepër e vogël e votuesve.
Gazetarja: Si ka shkuar deri tani votimi ?
“Deri tani në qendrën tonë të votimit ka shkuar votimi shumë normal, nuk ka pasur asnjë problem.”
Gazetarja: Pjesëmarrja si ka qenë ?
“Nga 1100 që ka qenë numri i votuesve në lista, kanë votuar 160. I bie 15%.”
“Deri në këtë moment, që ora tregon 13:00, mendojmë se votimi në këtë qender është normal”
Gazetarja: Ka pasur probleme me listat, me emrat në lista?
“Për mendimin tim dhe për opinion, pak a shumë, dhe te komisioni nuk kemi pasur problem të kësaj natyre.”
Gazetarja: Përqindja e votuesve, sa është deri në këto momente ?
“Mendoj se me pjesëmarrjen e deri tanishme, nga 789 votues që kemi në liste, kanë votuar 80, rreth 25%.”
Votimi do te zgjasë deri në orën 18:00 të pasdites, orë kur do të mbyllen kutitë e votimit dhe do të nisë procesi i numërimit të votave. Megjithatë kryetarët e komisioneve deklarojnë se, nëse pranë qendrave të votimit do të kenë ende njerëz, që presin, edhe pas kësaj ore, për të votuar, ata do të lejohen të votojnë./tvklan.al