Një ngacmim në rrugë i një vajze u bë shkak për vrasjen me thikë të Amarildo Hoxhallarit mbrëmjen e të shtunës në zonën e Astirit në Tiranë.  Darmend Keli, 25 vjeç, i cili është i dashuri i vajzës e goditi disa herë me thikë atë dhe e la fillimisht të plagosur rëndë.

34-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, por disa minuta më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:.00 në zonën e Astirit. Fillimisht ata debatuan mes tyre dhe më pas Darmend Keli ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 4 herë 34 vjeçarin.

25 vjeçari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar pak minuta më vonë nga policia.

Ndërkohë që mesohet se viktima Amarildo Hoxhallari ka qenë i skeduar më parë nga policia për një ngjarje në vitin 2015 ku u dyshua se u përfshi sëbashku me të afërmin e tij Aurel Hoxhallari në organizmin e një ngjarjeje të rende kriminale që përfundoi me disa të plagosur dhe një person të vrarë.

Tv Klan