Gjykata: Një prej autorëve të vrasjes së Azem Hajdarit

Gjykata e Tiranës dënoi me 21 vite burg Izet Haxhinë. Ai u shpall fajtor për “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngjarjen ku humbi jetën deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, në 12 Shtator 1998.

Izet Haxhia u dënua me 25 vite heqje në lirie në vitin 2002 për vrasjen e Hajdarit. Në vitin 2006 ai u arrestua nga policia turke ku edhe kërkoi azil politik, por që nuk iu miratua asnjëherë.

Ai përfitoi një leje qëndrimi me kushtin që të mos dilte nga Turqia. Në vitin 2018, gjykata turke pranoi kërkesën për ekstradim drejt Shqipërisë.

Në vendimin e marrë të premten, përcaktohet që Haxhia ta vuajë dënimin në një burg të zakonshëm.

Tv Klan