Dy punonjës policie në Mitrovicën e Veriut kanë rënë në pranga këtë të shtunë, në lidhje me ekzekutimit e politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Ata dyshohet se kanë manipuluar provat në vendin e ngjarjes. 

Sipas mediave në Kosovë, arrestimi i tyre u bë nga Inspektorati Policor i Kosovës, organi i cili merret me hetimin në radhët e policisë. Nuk ka ende detaje mbi identitetin e efektivëve të ndaluar, apo veprimeve të kryera prej tyre.

Gjatë bastisjeve në dy banesa në Mitrovicën e Veriut, policia sekuestroi një pistoletë TT, si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Oliver Ivanoviç u ekzekutua mëngjesin e 16 Janarit në veri të Mitrovicës në hyrje të selisë së partisë së tij “Nisma Qytetare”, nga persona ende të paidentifikuar.

/tvklan.al