Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane për vrasjen e bashkëkombasit të tyre, Dritan Idrizi të enjten në Tavullia.

Referuar mediave italiane, dy nga të arrestuarit janë nën akuzë për dëmtime të rënda, ndërsa tjetri për vrasje. Ky i fundit mësohet se ka pranuar autorësinë, por ka pretenduar se ngjarja është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ky version po hetohet nga autoritetet e vendit fqinj, të cilat deri tani kanë ngritur dyshimet se ngjarja të ketë ardhur si pasojë e një konflikti për një shumë prej 5 mijë Eurosh. Para këto të cilat mësohet se viktima kishte për t’i mbledhur.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, ku u përfshinë dy familje, 38-vjeçari, Idrizi ka qenë nën shoqërinë e dy miqve të tij. Fillimisht gjithçka nisi si një përplasje verbale e më pas degjeneroi deri në përdorimin e thikës.

Dritan Idrizi u çua në spital për ndihmë mjekësore, por plagët e shkaktuara i morën atij jetën. 38-vjeçari së fundmi ishte bërë baba i një vajze, ndërsa emri i tij rezulton i njohur për drejtësinë italiane pasi referuar mediave vendase në 2017 ai ka qenë i arrestuar për drogë.

Tv Klan