Myrto Uzuni rrit fokusin në fushën e lojës, duke dribluar zërat e merkatos. Sulmuesi shqiptare ishte i jashtëzakonshëm në miqësoren e luksit kundër Al Vehda, duke shënuar gol në barazimin e kohës së rregullt dhe më pas ekzekutoi saktë penalltinë për t’i dhuruar Granadës trofeun modest të përgatitjeve sezonale.

Uzuni përfitoi nga hapësirat e lëna në prapavijë për të gjetur golin në këtë takim. Një ekzekutim perfekt për 29-vjeçarin, i cili gjatë kësaj vere ka qenë në fokusin e shumë skuadrave.

Së fundmi, Granada refuzoi ofertën e Rayo Valecano prej 4 milionë eurosh. Por, performanca e mirë në këtë miqësore, ku ishte katalizator dhe protagonist në aksionet e skuadrës së tij mund të rikthejë sërish sirenat e merkatos për të.

Për kartonin e sulmuesit, Granada kërkon të paktën deri në 10 milionë euro, shifër që klubet spanjolle ngurojnë për ta paguar, të paktën për momentin.

Pabarazia midis ofertës së Rayos dhe kërkesave financiare të klubit andaluzian mund të përbëjë një pikë mosmarrëveshjeje në bisedime. E ardhmja e Myrto Uzunit duket e pasigurt, megjithatë cilësia e tij dhe aftësia për të shënuar gola i sigurojnë një vend në mesin e sulmuesve më efikas në futbollin spanjoll.

Vendimi përfundimtar do të varet nga ecuria e diskutimeve midis klubeve dhe nëse Rayo Vallecano është i gatshëm të rrisë ofertën e tyre për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit. Në dy sezone që është pjesë e skuadrës, Uzuni ka shënuar në total 34 gola për tu shndërruar në yllin e Granadës.

Klan News