Gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të BBC, John Hunt, u vranë në Londër në shtëpinë e tyre nga një 26-vjeçar i quajtur Kyle Clifford.

Carol 61 vjeçe, Hannah 28 vjeçe dhe Luoise Hunt 25 vjeçe u vranë me shigjeta nga i riu, që ka qenë pjesë e ushtrisë britanike deri në vitin 2022.

I riu u arrestua pas disa orësh nga policia në veri të Londrës. Krimi i rëndë trondit mbarë Anglinë për shkak të egërsisë me të cilën ndodhën vrasjet. Policia dyshon se autori ka patur njohje me viktimat, mirëpo shkaqet po hetohen.

Policia angleze dyshon se 3 gratë që u vranë kanë qenë të shënjestruara për t’u vrarë.

/tvklan.al