Lajme Arkiva 2003

Xhoana Nano: Të mbrojmë ata që kërkojnë të mbrohen, t’ju japim shpresë atyre që shpresojnë te ne , t’ju japim ndihmë atyre që presin të ndihmohen. T’ju japim gjithçka që mund t’ju japim dhe nëse nuk kemi mundësi për asgjë, atëherë le tu vëmë dorën mbi flokë, ti ledhatojmë t’u japim qoftë edhe një buzëqeshje.

“Ma dhuroni buzëqeshjen” ishte tema e spektaklit të madh humanitar festiv që u zhvillua në Pallatin e kongreseve në Tiranë. Spektakli u zhvillua me rastin e 1 qershorit, ditës së fëmijëve. I gjithë ky festim u zhvillua në kujdesin e veçantë të zonjës Xhoana Nano.

Me këtë spektakël zonja Nano përcolli një mesazh të fortë dashurie për të gjithë ata fëmijë që kërkojnë një mbrojtje dhe presin që dikush të realizoj ëndrrat e tyre dhe të fali ngrohtësinë e munguar.

Në spektaklin e prezantuar nga Zerina Kuke, morën pjesë personalitete të larta të politikës, njerëz të artit dhe të kulturës. Për kënaqësi të fëmijëve përshëndetën edhe këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare si Ema Qazimi, Mariza Ikonomi, Kristi si dhe e ftuara speciale këngëtarja Elsa Lila./tvklan.al