Përballje të forta që në javën e parë të Superligës kanë rezervuar goglat e hedhura në “Shtëpinë e futbollit”. Kampionët në fuqi, Egnatia do të mas forcat me Dinamon në transfertë.

Një takim delikat, ku rrogozhinasit kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive dhe titullin e fituar sezonin e shkuar. Test i vështirë për Partizanin.

“Demat” do të presin Vllazninë, kundërshtarë ndaj të cilëve edicionin e kaluar regjistroi 1 fitore dhe 3 barazime, ndërsa ishin edhe pjesë e raundit final-four.

Akademia e Futbollit Elbasani, e ngjitur si kampione e Kategorisë së Parë në elitën e futbollit shqiptar do të sfidojë Skënderbeun, ndërsa Bylis përballet me Teutën. Laçi-Tirana është padyshim një prej dueleve më të bukura të javës së pare, programuar për tu luajtur fundjavën e 18 gushtit.

Klan News