Dy nga artistët më të dashur të momentit, këngëtari Ylli Limani dhe Flori Mumajesi janë bërë bashkë për projektin e tyre më të ri me titull “Hana”.

Ka qenë Ylli Limani ai i cili ka hedhur një video teksa këndon “Pyete hanën se ajo e din…” duke iu drejtuar Flori Mumajesit se kur do të dali kënga.

Nga ana tjetër artisti i ka kthyer përgjigje “Hëna është fshehur pas reve, as e shoh, as më sheh…” duke publikuar edhe një pjesë të shkëputur nga kënga e tyre.

Se kur do të jetë data e publikimit të kësaj kënge ende nuk kemi një datë nga të dy artistët, por pa u publikuar ende ajo është bërë trend në TikTok. /tvklan.al