Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kandidati republikan Xhorxh Bush, udhëheq me 300 vota para demokratit Al Gore, në qytetin e shumë diskutuar të Floridas. Kështu ka deklaruar sekretarja e shtetit të Floridas, Katrin Harris, e cila gjithashtu ka pohuar faktin se në disa konte numërimi vazhdon. Megjithatë priten votat postale, të cilat do të përcaktojnë se kujt i përkasin 25 vendet e kolegjit elektoral të Floridas, Gorit apo Bushit.

Amullia e shifrave nuk po rresht. Jo vetëm në Florida ka parregullsi, por edhe në shtete të tjera, diferenca e dy kandidatëve, nëpër konte të ndryshme është shumë e ngushtë. Kështu Bushi kryeson me 4285 vota në Nju Meksiko. Nuk mungojnë si gabimet elektronike dhe ato njerëzore në rinumërimin e votave të cilat do të marrin fund nesër, ku me arritjen e votave postare do të vendoset më në fund se kush është edhe presidenti i ri i SHBA-së./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori