Trrupi i pajetë i Gazmend Tahillarit personi i cili vdiq në spitalin e Korçës do të zhvarroset për t’ju nënshtruar edhe njëherë autopsisë mjekoligjore me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Familja Tahillari kërkon dënimin e policëve që bënë arrestimin e 35 vjeçarit pasi sipas tyre vdekja ka ardhur nga goditjet e dhunshme të efektivëve blu gjatë momentit te arrestimit.

Por autopsia e kryer në spitalin e Korçës dhe e nënshkruar nga mjeku Trebicka deklaron se vdekja e Tahillarit ka ardhur nga sasia e alkoolit në gjak e cila ka qënë mbi normën e lejuar dhe ka shkaktuar gjëndje kome.

Mjekët e spitalit të Korçës dhe ekspertë të mjeksisë ligjore në Tiranë kanë realizuar një konsultë lidhur me analizat dhe rezultatet e shënuara në kartelën e autopsisë. Gjithçka e shënuar në dokumetet mjekësor konfirmon se vdekja nuk ka ardhur si pasojë e traumave të shkaktuara nga ushtrimi i dhunës, por familja e viktimës ka insistuar në akuzat e ngrituara kundër policisë.

Dy efektivët e Korçës me urdhër të ministrit Rama janë pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e shkaqeve. Drejtori i Policisë së Korçës, Arben Dashi, insiston se nuk ka qenë policia përgjegjëse për vdekjen e Gazmend Tahillarit. Zhvarrosja e kufomës do të bëhet me qellim përsëritjen e analizave, shikimin e shenjave në trupin e pajetë, si dhe një kontroll i përgjithshëm për shenja frakturash në kafkë dhe në trru./tvklan.al