Zhvillohet raundi i 5 i negociatave për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Ndonëse në fokus të kësaj tryeze ishin çështje ekonomike, përfaqësuesit europian por edhe shqiptarë fokusuan vëmendjen te emigracioni ilegal dhe krimi i organizuar.

Ermelinda Meksi: “Mendoj se duhet bashkarisht të gjejmë mënyrat e duhura që do të mundësojnë lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve. Pa dyshim që ky është një element i rëndësishëm, që do të nxis më tej integrimin ekonomik dhe social të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian, por ky do të ishte dhe një mjet i fuqishëm në luftën tonë të përbashkët, në luftën kundër aktiviteteve të paligjëshme.”

“Pas tragjedisë së fundit në vendin tuaj, ne bashkohemi me ju në lidhje me rëndësinë e luftës kundër emigrimit ilegal dhe krimit të organizuar. Këto ngjarje duhet të bëjnë që ne të nënvizojmë rëndësinë e kësaj çështjeje dhe pse nuk është objekt i kësaj tryeze, por patjetër është pjesë e rëndësishe e gjithë procesit të integrimit në tërësi.”

Ky raund negociatash do të diskutojë mbi zbatimin e angazhimeve shqiptare ndaj organizatës boterore të tregtisë, si dhe vendosjen e listës së mallrave sensitiv që vendi ynë duhet të mbrojë përballë liberalizimit të tregjeve. Ky raund negociatash u shoqërua nga protesta rinore qe kishin në qendër kërkesën e liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

“Ne pikërisht sot e spostuam nga institucionet shqiptare, peticionin tonë e spostuam pranë hotel “Sheraton”-it, që edhe negociatorët e BE të vënë re këtë lëvizje qytetare, e cila synon hapjen e kufijve, lëvizjen e lirë të qytetarëve në të gjithë europën./tvklan.al