Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, denoncoi sërish atë që e quan abuzim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, me lejet e ndërtimit dhe dhënien e këtyre personave në konflikt interesi, përkatësisht studiove ligjore të anëtarëve të KRT-së së bashkisë. Në shenjë proteste ashtu si herën e parë, ata afishuan 6  leje ndërtimi të cilat sipas tyre vërtetojnë konfliktin e interesit”.

Altin Goxhaj: “Kemi 6 raste të konfliktit të pastër të interesit. Siç shihet në sfond, në televizion zoti Rama ka thënë “unë nuk shoh në këtë mes asnjë konflikt interesi”. A është ky konflikt interesi?”

Pak javë më parë Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, denoncoi bashkinë  e Tiranës për 30 lejet e dhëna pronarit të “Albademil” Mihal Delijorgjit nga ana e kryetarit Edi Rama. Sipas Goxhaj këto protesta organizohen në kuadër të lëvizjes qytetare për denoncimin e mafies së betonizimit dhe zhdukjen e hapësirave publike në kryeqytet./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami