Trajneri i Chelsea-t, Enzo Marseca, është i qartë për lojtarët që do të ketë në sezonin e ri.

Duke folur për numrin e lartë të lojtarëve te londinezët, tekniku italian deklaroi se në stërvitje nuk punon me 42 futbollistë, por me 21, pasi pjesa tjetër stërviten veçmas.

Maresca sqaroi edhe çështjen e dy lojtarëve, Romelo Lukku dhe Trevoh Chalobah, për të cilët tha se më mirë do ishte të gjejnë një skuadër të re, ndërsa në të njëjtën linjë ishte edhe për Sterling.

“Unë nuk jam duke punuar me 42 lojtarë, po punoj me 21 lojtarë. 15-20 lojtarët e tjerë po stërviten veçmas. Unë nuk i shoh ata. Nuk është një rrëmujë siç duket nga jashtë. Absolutisht jo.

Lukaku dhe Chalobah po stërviten veçmas. Situata me të dy është mjaft e qartë. Ne kemi një skuadër të madhe dhe është e pamundur t’u japim minuta të gjithëve. Nëse ata kërkojnë minuta më mirë është që të largohen.

Thjesht përpiqem të jem i sinqertë. Kam folur me Raheem para ndeshjes me Cityn. I thashë se do të ketë vështirësi për të marrë minuta me ne.”, deklaroi Marseca.

Në vitet e fundit, Chelsea ka qenë një nga klubet më aktive në merkato, duke afruar një numër të lartë lojtarësh, për të cilët më pas ka hasur vështirësi për t’i shitur, siç është rasti i Lukakut. /tvklan.al