Shtetasit shqiptarë, për 10 minuta, do t’ia ndërpresin, vetë vetes, energjinë elektrike duke kursyer KESH-in, por edhe duke protestuar ndaj tij. Këtë herë, errësirën s’do ta paguajnë. Zyra per Mbrojtjen e Qytetarëve, përveç rrugëve ligjore që përdor në mbrojtje të interesave publike, këtë herë iu bën thirrje që ditën e fundit të wekend-it të shuajnë dritat për 10 minuta, në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimit të tyre, por edhe uljes së konsumit tavan. Thirrjen jo politike e kanë dëgjuar të parët banorët e Pogradecit. Nëse për energjinë do të jetë kursim apo humbje 10 minuta errësirë, për ALBtelecom-in është ca më e rëndë. Telefoni s’do të përdoret një muaj nga qytetarët, nëse tarifat s’do të ndryshojnë.
Kreshnik Spahiu: “Të frenojmë rritjen e çmimeve, që juve do t’u vijnë në faturat pavarsisht se është si miu, por që do t’ju gërryej çdo ditë. Që do të thotë, ditën e dielë, në orën 6:00, për 10 minuta, të gjithë do të shuajnë dritat. Nësë ALBtelecom-i nuk do të tërhiqet deri në 1 shkurt, për një muaj, t’i bëjmë thirrje që askush të mos bisedojë në telefoninë fikse dhe ata ta shikojnë sesa i kushton, nëse e bëjnë gjithë shqiptarët, ta shikojnë se sa shumë jemi.”

Ka nisur ballafaqimi me ligjin dhe banorët, por konflikti dhe diskutimi do të zgjasë./tvklan.al