Pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut vijojnë të regjistrojnë fluks të lart udhëtarësh, si në hyrje dhe në dalje.

Vetëm në 24 orët e fundit në pikat doganore të Kapshticës dhe Qafthanës raportohet të jenë përpunuar mbi 20 mijë qytetarë.

Konkretisht, në Kapshticë janë regjistruar 4857 udhëtarë që kanë lënë Shqipërimë dhe 4627 që kanë hyrë në vendin tonë.

Ndërkohë, nga Qafë Thana në territorin shqiptar janë futur 5909 qytetarë dhe kanë dalë 5550 të tjerë.

Pavarësisht numrit të lartë të udhëtarëve dhe makinave, në dy pikat kufitare nuk ka vonesa. Kjo edhe për shkak të angazhimit maksimal të dy policive.

Në palën shqiptare po punohet me 7 sportele në hyrje dhe dalje, teksa në atë greke me 3 sportele, të cilat në varësi të fluksit të lëvizjes mund të shtohen.

Tv Klan