Qyteti i serenatave, Korça është populluar nga turistët këtë fundjavë. Mes atraksioneve të qytetit, më i preferuari mbetet Pazari i Vjetër, arkitektura e të cilit tërheq vëmendjen e vizitorëve ditorë, por edhe atyre që qëndrojnë më gjatë për të zbuluar bukuritë e juglindjes.

Edhe për vizitorët e huaj, Korça mbetet një qytet qe ngjall interes për t’u eksploruar, ndërsa për emigrantët, një destinacion tek i cili duhet të ndalosh patjetër.

Shumica e strukturave akomoduese në Korçë dhe rrethina janë rezervuar për muajin Gusht, por operatorët turistikë presin që fluksi të mbetet i lartë edhe gjatë vjeshtës.

Tv Klan