Një djalë 12-vjeçar është përdhunuar nga një grup djemsh të cilët supozohet të ishin miqtë e tij. Ata e kanë gjuajtur tek pjesët intime me një shufër dhe e kanë rrahur me shkopinj dhe tulla.

Ky sulm nga tre djem të moshës 10-12 vjeç ndodhi në zonën Seemapuri të Dehli, sipas policisë lokale.

Dy nga të dyshuarit kanë dalë para Bordit të Drejtësisë për të Mitur, ndërsa oficerët vazhdojnë të kërkojnë për të tretin.

Viktima u shtrua në Spitalin LNJP të enjten 22 Shtator katër ditë pas incidentit, ku prindërit e tij fillimisht refuzuan të japin një deklaratë.

Më pas nëna e tij doli më 24 Shtator ku deklaroi se djali i saj ishte sulmuar seksualisht nga tre miqtë e tij.

Mediat lokale raportuan se gjatë sulmit 12-vjeçari u përdhunua dhe gjymtua me shufrën metalike dhe u rrah rëndë me shkopinj dhe tulla.

Pas incidentit është punësuar një këshilltar për të ndihmuar fëmijën dhe nënën e tij. Duke komentuar raportin e incidentit, Zëvendës Komisioneri i Policisë Sanjay Sain tha: Bazuar në deklaratën e nënës, u ngrit një rast sipas seksioneve të Aktit Mbrojtja e Fëmijëve Kundër Ofendimeve Seksuale (POCSO) dhe hetimi u nis”.

Ai gjithashtu konfirmoi se djemtë e akuzuar ishin fqinjë dhe ishin afërsisht në të njëjtën moshë me viktimën.

Komisioni i Delhi për Gratë (DCW), një organ ligjor i krijuar për të ofruar mbrojtje për gratë në qytet, e paraqiti çështjen para nën-inspektorit të policisë lokale dhe ka ndihmuar me hetimin.

Swati Maliwal, e cila drejton Komisionin, e përshkroi incidentin si “të tmerrshëm” dhe tha se ajo dëshiron që të agresorët e këtij incidenti të marrin dënimin që meritojnë.

Ajo më vonë shkroi në Twitter: “Në Delhi, as djemtë nuk janë të sigurt. Një djalë 12-vjeçar u përdhunua brutalisht nga katër persona dhe u la në një gjendje gjysmë të vdekur pasi u rrah me shkopinj.

Sipas të dhënave të fundit, 86 raste përdhunimi regjistrohen çdo ditë në Indi. /tvklan.al