Ky filmim i kamerave të sigurisë tregon momentin e fundosjes së jahtit luksoz “Bejzian” në 4 të mëngjesit të së hënës.

Siç duket edhe nga pamjet, goditja nga një minitornado e përmbys dhe e fundos brenda pak sekodazh jahtin me 22 persona në bord, prej të cilëve 6 janë ende të pagjetur, një tjetër u gjet pa jetë, ndërsa 15 të tjerët u shpëtuan.

Mes të pagjeturve është edhe pronari i jahtit, Majk Linç, një prej sipërmarrësve më të mëdhenj britanikë në fushën e teknologjisë së lartë, vajza e tij 18-vjeçare, Xhonatan Blumer presidenti i bankës së madhe ndërkombëtare Morgan Stenli si dhe bashkëshortja e tij.

Së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, ata festonin lirimin nga akuzat të Majk Linçit në Shtetet e Bashkuara, ku ai iu nënshtrua një procesi të gjatë gjyqësor për mashtrime dhe manovra me kompanitë e tij.

Zhytësit italianë, të ndihmuar edhe nga ata britanikë po ushtrojnë ende kërkime në jahtin e fundosur gati 50 metra jo shumë larg brigjeve të Palermos.

Dyshohet se të pagjeturit ndodhen në një nga dhomat e jahtit, ku hyrja është bllokuar për shkak të mbetjeve. Shpresat për gjetjen e tyre të gjallë po zbehen dita ditës.

Ajo që ekspertët ende nuk mund t’i japin përgjigje është se si një vorbull e vetme ajri, fundosi një prej jahteve më luksozë dhe më të sigurtë të botës vlera e të cilit arrin mbi 35 milionë Euro, ndërkohë që një tjetër jaht luksoz ngjitur me të, nuk pati as dëmtimin më të lehtë.

Tv Klan