Lajme Arkiva 2003

2300 studentë do të ndjekin leksionet në auditorët e universitetit “Fan Noli” në Korçë,nga të cilët 720 janë në vitin e parë. Në këtë universitet fillon mësimi në 5 Fakultete, Ekonomi, Mësuesi, Matematik, Infermieri, Agronomi dhe sivjet u çel edhe dega e re Agrobiznes.

655 studentë janë akomoduar në konvikte, ndërsa pjesa tjetër e tyre ka mbetur jashtë, duke menduar vetë për të zgjidhur problemin e strehimit.

Drejtuesit e këtij universiteti thonë se këtë vit do të përdoren 43 milionë lekë për ndërtimin e një godine të re. Universiteti Fan Noli ka 80 pedagog dhe ka nisur funksionimin e tij prej vitit 1992.

Edhe në Gjirokastër 2600 studentë kanë nisur sot fillimin e vitit të ri akademik me po të njëjtin problem, atë të akomodimit të studentëve. Jashtë kapacitetit maksimal të godinave rrezikojnë të mbeten të gjithë studentët që janë pranuar në vitin e parë./tvklan.al