Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 3” është vënë në pranga në Vlorë 27-vjeçari grek me iniciale D.M., banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit në banesën ku i riu qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me kanabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al