Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shëngjin ku janë përfshirë 3 automjete, e për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Në aksident u përfshi edhe një furgon me shtetas polakë, por pa probleme për pasagjerët. 

Burime bëjnë me dije se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë një prej automjeteve për të shmangur një kanal uji që ka prekur edhe shtratin e rrugës.

Për zbardhjen e plotë të aksidentit, policia po kryen verifikimet.

Tv Klan