370 mijë italianë kanë hyrë në vendin tonë përgjatë 5 muajve të parë të këtij viti, gati 70% më shumë sesa vjet.

Kjo rritje e ndjeshme ka bërë që italianët të renditen të dytët pas shqiptarëve të Kosovës për numrin më të lartë të turistëve që e kanë vizituar më shumë vendin tonë.

Në vitin 2023 për periudhën Janar-Maj, vizitorët e ardhur nga Mali i Zi mbanin vendin e dytë për numrin më të lartë të hyrjeve në vendin tonë, por këtë vit kryesojnë italianët.

Të dhënat e marra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë po ashtu se vizitorët nga Polonia, Franca, Rumania dhe Holanda këtë 5-mujor janë më shumë se dyfishuar në krahasim me po të njëjtën periudhë vjet.

Të them të vertetën Shqipëria dukej shumë e bukur në Instagram kështu që vendosëm te vinim. Do shkojmë në Ksamil nesër, por si fillim donim të shihnim edhe pak Tiranën”.

“Do shkojmë të vizitojmë edhe Sarandën, Beratin dhe Komanin. Erdhëm këtu sepse motra na tregoi se Shqipëra ishte një nga vendet më të mira që ka vizituar”.

“Ka shumë informacione në Youtube për Shqipërinë, ju keni plazhe shumë të bukura dhe një bregdet të mrekullueshem. Pamë po ashtu në internet që vendi juaj është shumë i përballueshëm për pushime. Jam nga Franca”.

Shqipëria po tërheq po ashtu edhe interesin e turistëve nga Azia e largët.

Kinezët dhe indianët kanë një rritje të vizitave me mbi 140%.

Tv Klan