23-vjeçari Blerti Kanushi, personi që shihni në pamje, u arrestua nga Policia e Gjirakostrës si një nga autorët që vrau me thikë 72-vjeçarin Faik Ajdini.

Më të bashkëpunoi edhe shtetasi tjetër Skënder Ajdini dhe të dy ata u ndihmuan nga Dorovi dhe Bledar Ajdini në lëvizjen e trupit dhe fshehjen e krimit.

“Në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij”, deklaroi drejtori i Policisë së Gjirokastrës Ardian Çipa.

Në një konferencë për shtyp, drejtuesi i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, tha se 23-vjeçari u nxit të vriste të moshuarin nga bashkëshortët Skënder dhe Darovi Ajdini, të dy të arrestuar.

“Nga dinamika hetimore u konkludua se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes”.

Shkak për ngjarjen është një konflikt që viktima Faik Ajdini kishte me bashkëshortët Skënder dhe Darovi Ajdini për një gardh që ndante pronat e tyre.

Tv Klan