Gjykata e Shkodrës la në qeli për një afat 50 ditor shtetasin italian Salvadore Di Tella i cili aksidentoi me jetski një 19-vjeçar, edhe ai shtetas italian.

Ky i fundit humbi jetën, teksa Di Tella akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Në seancën e kësaj të enjte, Gjykata kërkoi grumbullimin e të gjitha provave mjeko-ligjore.

I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qenë aksidentale.

Në seancën me dyer të mbyllura ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër.

Tv Klan