Të paktën 45 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur është bilanci i një sulmi me raketa të kryer nga ushtria izraelite në Rafah. Gjysma e viktimave mësohet se janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Pas reagimeve të ashpra, kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu gjatë fjalës së tij në Parlament tha se për incidentin do të ketë një hetim.

“Një gabim tragjik, është për të ardhur keq. Ne po hetojmë incidentin dhe do të arrijmë në përfundime sepse kjo është politika jonë”

Para mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së, kryediplomati Xhozep Borrell tha se ishin të tmerruar nga këto sulme dhe i kërkoi sërish Izraelit të respektojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Si pasojë e këtij sulmi, Hamasi u ka bërë të ditur ndërmjetësuesve ndërkombëtarë se nuk do të marrë pjesë në negociatat e parashikuara të martën në Kajro për arritjen e një armëpushiim dhe shkëmbimin e pengjeve.

Tv Klan