Pesë vjet nga trazirat e 17 marsit në Kosovë, marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve vazhdojnë të mbeten të ndera. Komuniteti serb refuzon të integrohet në institucionet e shtetit më të ri duke mos pranuar mëvetësinë e Kosovës. Influenca e Beogradit në këtë komunitet është shpesh faktor i akteve të dhunës të regjistruar së fundmi në Mitrovicë.

Presidenti serb Borsi Tadic  në këtë përvjetor I ka kërkuar UMNIK-ut dhe EULEX-it të vendosin sundimin e ligjit  dhe të garantojnë një jetë të sigurt e paqe për të gjithë në Kosovë. Sipas tij , ende nuk ka siguri të lëvizjes apo drejtësi në Kosovë atje, një deklaratë që bie ndesh edhe me mendimin e komunitetit ndërkombëtar që ka vlerësuar punën e qeverisë Thaçi për krijimin e një demokracie multietnike.

Më 16 mars të vitit 2004, dy fëmijë shqiptarë të ndjekur nga disa serbë u mbytën në ujërat e lumit Ibër. Të nesërmen, në shumë qytete të Kosovës shpërthyen protestat që përshkallëzuan në dhunë. Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. 19 persona, prej këtyre 12 shqiptare humbën jetën e qindra të tjerë u plagosën . OKB –ja, NATO dhe ShBA-bënë thirrje për qetësi.

 Trazirat vazhduan për disa ditë kur Trupat e Kfor përdorën gazin lotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë turmat në Mitrovicë. 5 vjet pas këtyre protestave, Mitrovica, në mënyrë të dukshme, vuan sërish ndasitë ekstreme të dy komuniteteve që duken ende larg bashkëjetesës./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle