50 vite burg ka dhënë gjykata e Fierit për 5 të rinj nga fshati Kurjan i këtij rrethi pasi kishin rrëmbyer dhe përdhunuar një 13 vjeçare. Kështu sipas vendimit të djeshëm Klodian Doksani dënohet 12 vjet, Xhezmi Kuka, Rrapo Kuka me 13 vite burg, Sali Kuka 8 vite burg, ndërësa A.K pronari i banesës ku ishte fshehur 13 vjeçarja është dënuar me 4 vite burg. Ngjarja për të cilën akuzohen 5 të rinjtë ka ndodhur në Shtator të një viti me pare, ku 13 vjeçarja është marrë nga 5 të akuzuarit me qëllimin e vetëm për ta dërguar si prostitutë në Itali ose Greqi, por pas rrëmbimit kanë qënë familjarët që kanë denoncuar në polici dhe pas 3 ditësh 13 vjeçarja është braktisur në një pyll ku është gjetur nga uniformat blu. Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar pafajsi për klientët e tyre duke u justifikuar se 13 vjeçarja kishte shkuar me dëshirë me të rinjtë./tvklan.al